Komuna e Prizrenit, nëpërmjet Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po merr pjesë në panairin “CMT Stuttgart” që po organizohet këto ditë në Gjermani.
Kjo ëshë hera e parë që Kosova po bëhet pjesëmarrëse në këtë panair, ndërsa mundësinë për t’u ekspozuar e kanë bizneset dhe tur operatorët e ndryshëm nga Prizreni.
Panairi do të jetë i hapur deri më 19 janar 2020.