Me rastin e mbajtjes së afatit të dytë të Maturës Shtetërore 2020, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) , Xhemile Thaçi-Vezgishi, sot kanë vizituar gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”, si dhe shkollën e mesme të lartë ekonomike “Ymer Prizreni”, ku i pranishëm ishte edhe ministri i MASH-it, Ramë Likaj.
Duke e përcjellur nga afër mbarëvajtjen e organizimit të provimit, drejtoresha e DKA-së, Thaçi-Vezgishi, pohoi se pjesës së dytë të testit të maturës nga Prizreni i janë nënshtruar 773 maturantë në 9 qendra (shkolla) të testimit në komunën e Prizrenit
Gjithashtu, duke theksuar se procesi i zhvillimit të testit ka përfunduar pa asnjë problem, drejtoresha Thaçi-Vezgishi, tha se provimi i maturës shtetërore edhe për këtë afat është mbajtur sipas kushteve dhe kritereve të kërkuara nga DVSM në MASh dhe rekomandimeve të IKSHPK, për mbrojtje nga Covid-19.