Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon realizimin e projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave në zonën e parë të objekteve të mbrojtura në pjesën e vjetër të qytetit të Prizrenit”.
Aktualisht, punimet janë përqendruar në zonën e Qafës së Kishës, ku po rregullohet trotuari i gjerë, me qëllim krijimin e hapësirave më funksionale dhe më të përshtatshme për lëvizjen e qytetarëve.















