Në Ditën e Dëshmorëve të Prizrenit, sot, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Simir Krasniqi, së bashku me zyrtarë të Ekzekutivit, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, veteranë dhe qytetarë, bënë homazhe me përulje e mirënjohje në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
Homazhet vijuan edhe te shtatorja e Remzi Ademajt – Komandant Petritit, në qendër të Prizrenit.
Me nderim të përjetshëm u kujtuan dëshmorët e kombit, sakrifica e të cilëve mbetet themel i lirisë sonë dhe pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.
Gjaku i dëshmorëve është amanet. Kujtesa për ta është detyrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Prizrenit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës!