Në kuadër të Javës së Nënës Terezë, Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin, Kujtim Gashi, vizituan sot Muzeun e Nënës Terezë në Prizren, ku u promovuan punimet artistike të grave nga Qendra Korrektuese për Femra në Lipjan, veprimtari e cila këtë vit i kushtohet bamirësisë dhe përcjell mesazh të fuqishëm të humanizmit, shpresës e mundësisë për një të ardhme më të mirë.
Në këtë nismë u përfshinë edhe Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe nxënësit e Shkollës “Loyola”, të cilët përgatitën pako me dhurata për këtë qendër.
“Muzeu i Nënës Terezë është vlerë e rëndësishme e mozaikut kulturor të Prizrenit dhe hapësirë që na kujton vazhdimisht vlerat e humanizmit, solidaritetit dhe bamirësisë. Le ta bëjmë mirësinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin pjesë të përditshmërisë sonë” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.