Pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, me vlerë rreth 5 milionë euro, ka filluar zbatimi i tij, me ç’rast janë realizuar vizita në disa prej objekteve përfituese, si AMF “11 Marsi”, shkolla “Ibrahim Fehmiu” dhe “Hysen Rexhepi”, ku do të kryhen ndërhyrje infrastrukturore, përfshirë ndërrimin e dritareve, përmirësimin e instalimeve dhe izolimin energjetik.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e Bashkimi Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit, stafin e qytetarët, si dhe rritjen e kursimit të energjisë sipas standardeve evropiane.