Prizreni sonte pati kënaqësinë ta mirëpresë ndeshjen parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2029 ndërmjet Kosovës
dhe Shqipërisë
, që u zhvillua në atmosferë të zjarrtë
sportive
dhe vëllazërore.
“Urime përfaqësueses së Shqipërisë për fitoren e merituar, ndërsa të dyja ekipet meritojnë vlerësim për lojën cilësore, fair-play-in dhe emocionet që dhuruan” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.
Prizreni mbetet gjithmonë qytet i sportit, i mikpritjes dhe i ngjarjeve që na bashkojnë.