Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” në Lushnje, me ç’rast zhvilloi bisedë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Andis Salla, të cilin e ftoi për vizitë zyrtare në Prizren.
Qëllimi i kësaj ftese është njohja nga afër e potencialit bujqësor të komunës sonë dhe eksplorimi i mundësive për bashkëpunim në projekte bujqësore.