Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale, si vazhdimësi e partneritetit të suksesshëm, për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”.
Ky partneritet përpiqet ta forcojë edhe më tej ofertën kulturore të Prizrenit, ta zhvillojë turizmin kulturor dhe ekonominë kreative, si dhe të krijojë hapësira e programe të reja kulturore dhe mjedisore.
Me këtë rast, Kryetari Totaj vizitoi edhe ekspozitat më të reja të Autostrada Biennale, të cilat sjellin një tjetër dimension të artit bashkëkohor në hapësirat e qytetit tonë.
“Do të vazhdojmë të investojmë në kulturë dhe art, si vlera që e pasurojnë Prizrenin dhe e bëjnë atë edhe më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët” – theksoi Kryetari Totaj.