Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën e Miqësisë Kosovë–Austri, për shënimin e përvjetorit të Ditës së Shtetësisë së Austrisë.
Ky bashkëpunim synon t’i forcojë më tej marrëdhëniet e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke vlerësuar lidhjet e veçanta dhe miqësinë ndërmjet dy vendeve.
“Prizreni mbetet qytet i hapur për bashkëpunim, miqësi dhe ura të reja lidhëse me partnerët tanë ndërkombëtarë” – u shpreh Kryetari Totaj.