Kryetari Shaqir Totaj priti sot në Prizren një delegacion nga Zvicra, të udhëhequr nga Patricia Danzi, Drejtoreshë e Përgjithshme e SDC-së. Në përbërje të delegacionit ishin edhe Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Beate Katja Elsässer, shefe e SDC-së në Kosovë, Saranda Cana, zyrtare e lartë e programit në SDC, si dhe Ertan Munoglu e Shpend Emini nga projekti DEMOS.
Gjatë takimit u prezantuan fillimisht potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, si dhe diskutuan rreth ndërlidhjes mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile në çështje të ndryshme.
Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe rëndësia e Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, transparencës dhe vendimmarrjes. Po ashtu, trajtuan çështje që lidhen me qeverisjen lokale në Kosovë, përfshirë sukseset dhe sfidat.
Pas takimit, vizituan projektin në realizim e sipër në kuadër të këtij granti – Stacionin e Autobusëve, për t’i parë nga afër rezultatet konkrete dhe ndikimin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.