Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë këtij takimi, u shqyrtua dhe miratua Draft-Plani i punës së KKSB-së për vitin 2026; u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit – raport nga Policia e Kosovës për periudhën Janar-Prill 2026 si dhe kishte rekomandime dhe sugjerime nga anëtarët e KKSB-së për organet gjegjëse.