Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e bizneseve që do t’i shfrytëzojnë shtëpizat e drurit në Sheshin e Lidhjes, në kuadër të aktivitetit tradicional të festave të fundvitit, “Dimri Kulturor”.Bizneset e përzgjedhura do të kenë mundësi të ofrojnë produkte gastronomike dhe shërbime me tematikë dimërore e turistike, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive dhe në gjallërimin e jetës ekonomike e turistike të qytetit.Afati i aplikimit: 09 nëntor 2026 – 13 nëntor 2026 (e hënë – e premte) nga ora 08:30 – 16:00, në objektin e Komunës së Prizrenit, te sporteli i kërkesave si dhe çdo aplikim duhet të protokollohet me emërimin “Kërkesë për shfrytëzimin e Shtëpizave për Festat e Fundvitit”.
Njoftimin e detajuar dhe aplikacionin, në të tri gjuhët zyrtare, mund t’i gjeni më poshtë: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/11/Thirrje-ne-tri-gjuhe-per-shfytezimin-e-Shtepizave-per-festen-Dimri-Kulturor-2026.pdfhttps://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/11/Aplikacioni-ne-tri-gjuhe-Dimri-Kulturor-2026.pdf