Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesen e GIZ-it në Kosovë, Rrona Berisha, Udhëheqëse e Projektit të Mekanizmit për Zhvillim Komunal, me të cilën diskutuan për hapat e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe GIZ-it.
Me këtë rast biseduan për formalizimin e bashkëpunimit, me qëllim realizimin e projekteve që do të ndikojnë në zhvillimin e komunës sonë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.