Kryetari Shaqir Totaj priti sot Drejtorin e Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, me bashkëpunëtorë, ku diskutuan për hapat e mëtejmë lidhur me projektin për zgjerimin, konsolidimin dhe rikonfigurimin e Stadiumit “Përparim Thaçi”, sipas standardeve të UEFA-s.
U dakorduan që, përmes koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, t’i adresojnë të gjitha çështjet teknike dhe procedurale aty ku ka ngecje, në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për sportin dhe qytetin tonë të ecë përpara sa më shpejtë.