Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ergyle dhe Naxhi Gjurgjialon, të cilët si familje vazhdojnë ta ruajnë dhe kultivojnë një nga simbolet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar – plisin.
Ata planifikojnë ta ringjallin këtë traditë përmes organizimit të “Ditës së Plisit”, e cila sivjet përkon me përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Komuna e Prizrenit do të vazhdoj t’i mbështes idetë dhe iniciativat e tilla që mbajnë gjallë traditat tona dhe forcojnë identitetin kulturor” – u shpreh Kryetari Totaj.