Këndi Amerikan në Prizren hapi sot zyrtarisht programin “Camp Global 2026”, në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Prishtinë dhe organizatën Gulf Coast Diplomacy nga Florida e SHBA-ve, të përfaqësuar nga znj. Eden Davenport.
Në ceremoninë e hapjes, Kryetari Shaqir Totaj u uroi të rinjve pjesëmarrës që gjatë këtyre tri ditëve të kampit të përfitojnë njohuri të vlefshme për lidershipin, inovacionin amerikan dhe vlerat e kulturën amerikane.
Kryetari Totaj ndau me ta edhe disa nga përvojat personale nga studimet në SHBA-të, rrugëtimin profesional dhe përvojat në role udhëheqëse, fillimisht në Administratën Tatimore dhe më pas si Kryetar i Komunës së Prizrenit.
Gjithashtu, Kryetari Totaj i inkurajoi që t’i ndjekin ëndrrat, të besojnë në aftësitë e veta dhe të punojnë me përkushtim për t’i realizuar ato.