Prizreni forcon mekanizmat institucionalë kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave!
Kryetari Shaqir Totaj udhëhoqi sot takimin e parë informues të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore.
“Bashkërendimi i institucioneve, identifikimi i sfidave dhe veprimi i përbashkët janë thelbësorë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave. Angazhohemi për një Prizren më të sigurt, ku mbrojtja e qytetarëve dhe zero toleranca ndaj dhunës janë përgjegjësi e përbashkët institucionale” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.