Arsimi në Prizren po hyn në një epokë të re digjitale!
Sot, u lansua platforma LMS FLUTURA, e angazhuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, që sjell sistem të integruar për menaxhim, monitorim dhe zhvillim të arsimit në të gjitha nivelet. Ajo mundëson qasje në statistika dhe raporte në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në vendimmarrje.
Shkollat i menaxhojnë në mënyrë të strukturuar klasat, oraret dhe dokumentacionin, ndërsa mësimdhënësit lehtësojnë punën përmes ditarit elektronik, testeve online dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me prindërit.
Nxënësit kanë qasje të plotë në materiale, detyra dhe rezultate në çdo kohë, ndërsa prindërit mbeten gjithmonë të informuar për përparimin dhe vijueshmërinë e fëmijëve të tyre.Një platformë. Një sistem. Një vizion për arsimin digjital në Komunën e Prizrenit.