Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me rehabilitimin e rrugëve brenda qytetit të Prizrenit.
Sot është shtruar shtresa e parë e asfaltit në njërin segment të rrugës “Shkëlzen e Luan Krasniqi”, një aks i rëndësishëm rrugor që lidh lagje të qytetit dhe frekuentohet vazhdimisht.
Pas përfundimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës, në drejtim të lagjes “Ortakoll”.