Zgjatet orari i punës në QKMF-në e Prizrenit Qytetarë të nderuar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, në funksion të përmbushjes së nevojave të qytetarëve. Ky vendim është marrë veçanërisht për ta lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore gjatë sezonit veror, kur rritet fluksi i pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që qëndrojnë në vendin e tyre.