Udhëheqës i Sektorit:
Lulzim Sylejmani
Emaili: Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net
Nr.Tel: 380 200 44 741
Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit për Buxhet dhe Financa
- Udhëheq, organizon dhe mbikëqyr punën e sektorit për buxhet dhe financa.
- Koordinon përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), projektbuxhetit vjetor dhe rishikimit të buxhetit.
- Mbikëqyr planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e buxhetit, duke siguruar përdorim të ligjshëm, ekonomik dhe efikas të mjeteve publike.
- Siguron zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, qarkoreve buxhetore dhe akteve nënligjore të Ministrisë së Financave.
- Përgatit raporte periodike për realizimin e buxhetit, analiza financiare dhe rekomandime për menaxhmentin.
- Koordinon punën me drejtoritë komunale për planifikimin dhe realizimin e buxhetit, si dhe monitoron shpenzimet sipas kategorive ekonomike.
- Mbikëqyr zbatimin e kontrolleve të brendshme financiare dhe bashkëpunon me Zyrtarin Kryesor Financiar, Thesarin, Ministrinë e Financave dhe Auditorin e Përgjithshëm.
- Menaxhon dhe vlerëson performancën e stafit të sektorit, duke organizuar dhe shpërndarë detyrat sipas kompetencave.
- Kryen edhe detyra të tjera në fushën e buxhetit dhe financave, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e eprorit.