NGA E HËNA, 2 NËNTOR 2026, FILLON SUBVENCIONIMI I TRANSPORTIT URBAN NË PRIZREN!
Komuna e Prizrenit fillon zbatimin në terren të programit të subvencionimit të transportit urban, me 1.20 euro për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.
Përmes këtij programi, Komuna mbështet drejtpërdrejt operatorin e transportit, me qëllim të ofrimit të biletave falas për kategoritë përfituese:
• Personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre;
• Pensionistët;
• Personat me aftësi të veçanta;
• Policët, pjesëtarët e ushtrisë dhe zjarrfikësit;
• Punëtorët e arsimit dhe shërbyesit civilë;
• Nxënësit dhe studentët.
Gjatë javës së ardhshme do të mund të pajiseni me kartela në zyrat përkatëse, varësisht kategorisë që i përkisni. Megjithëkëtë, do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi.
Ky subvencionim synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit, të përmirësojë shërbimet e transportit publik, të zvogëlojë ngarkesën në trafik dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit.
Një mbështetje konkrete nga buxheti i Komunës së Prizrenit, për transport publik më të qasshëm dhe lehtësira për qytetarët tanë!
Vendimin e detajuar, në të tri gjuhët, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/07/Vendim-per-subvencionimin-e-transportit-urban.pdf