Komunës së Prizrenit
Sot u përurua objekti i ri i banimit kolektiv “Petrova 3”, i cili ka krijuar kushte të mira për 30 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe familje në asistencë sociale. Ky është hap konkret në përmbushjen e përgjegjësisë institucionale ndaj familjeve që kanë nevojë për përkrahje dhe kushte dinjitoze të jetesës. Projekti do të vazhdojë deri […]
Sonte, ekipet e Eko Regjionit, të angazhuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, po punojnë edhe gjatë natës në Shadërvan dhe në zona të tjera të qytetit, për ta mbajtur Prizrenin të pastër. Në këto ditë me më shumë turistë, mërgimtarë dhe vizitorë, angazhimi për një Prizren sa më të pastër, mikpritës dhe të bukur është […]
Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale, si vazhdimësi e partneritetit të suksesshëm, për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”. Ky partneritet përpiqet ta forcojë edhe më tej ofertën kulturore të Prizrenit, ta zhvillojë turizmin kulturor dhe ekonominë […]